INFORMACIONE
NË PREMIUM HOSPITAL
Për mirëqenien dhe interesin e pacientit dhe tuajin, Ju lutemi respektoni këto rregulla themelore të Spitalit .
Respektoni orarin e vizitave!
Qëndroni sa më shkurtë me pacientin me qëllim sigurimin e qetësisë dhe sigurisë së pacientit.
• Nëse në momentin e vizitave bëhet vizita mjekësore, pastrimi apo rregulli i dhomës, ju lutemi lironi dhomën dhe prisni në koridor.
• Nuk lejohet prania e më shumë se 2 vizitorëve në dhomë,
• Ndalohet hyrja në repart dhe në dhomë tek pacienti nëse vizitori ka temperaturë të lartë apo me grip (gjendje virale).
• Ndalohet prania e fëmijëve nën moshën 15 vjeç pa përcjellës. Në përgjithësi nuk preferohen vizitat në repart të fëmijëve për siguri dhe shëndet të tyre.
• Lani duart në momentin e hyrjes dhe të largimit nga dhoma, me sapun apo me solucionin dezinfektues për duar.
Evitoni prekjen e materialeve mjekësore që janë pranë pacientit, si dhe evitoni uljen në krevatin e pacientit apo vendosjen e objekteve të ndryshme, të cilat paraqesin rrezik në bartjen e mikrobeve.
• Ndalohet prania e dhuratave (gjësendëve të ndryshme) apo luleve natyrale, për pacientët, pasi janë përçues të mikrobeve dhe alergjeneve.
• Vizitat tepër të gjata dhe të shpeshta mund të jenë të lodhshme për pacientin.
• Vizitat mbi një orë lejohen vetëm me lejen e mjekut përgjegjës apo Kryeinfermierja.
• Qëndrimi i vizitorëve / përcjellësve për një kohë më të gjatë lejohet vetëm me lejen nga KryeinfermierI.
• Nuk lejohen ushqime në repart apo dhomë, pasi këto sigurohen nga Spitali.
• Nuk lejohet sjellja e çarçafëve apo batanijeve nga jashtë, pasi këto i siguron lavanderia e Spitali.
• Ju lutem mirëmbani dhomën ku jeni shtruar, për të mirën e shëndetit tuaj, pacientëve dhe të kemi sukses në punën tonë që kryejmë ndaj jush.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe që respektoni këto rregulla!
PREMIUM HOSPITAL
Tel : +381 38 600 106