Islam Krasniqi MD. MS.

Islam Krasniqi MD. MS.

Anesteziolog - Intenzivist

Biografia

Kryesues i Departamentit të Anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv në Premium Hospital.

Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Universitetin e Tiranës në vitin 1993 si Mjek i Përgjithshëm.

Studimet pas universitare në lëminë e Anesteziologjisë me Reanimacion në Tirane, ku dhe përfundoi në vitin 1998.

Dr. Krasniqi eksperiencën e tij të gjatë e ka filluar në organizatën Amerikane dhe Europiane, në trajtimin e pacientëve gjatë luftës në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, duke vazhduar me angazhimin e tij në QKUK Prishtinë, në klinikën e anësteziologjisë dhe mjekimit intensiv.

Punoi në të gjitha klinikat ku kërkohej prania e tij si anesteziolog, duker bartur pozita dhe poste të ndryshme. Poashtu përfaqesoi klinikën dhe kolegët në institucionet brenda dhe jashtë Kosovës si Anesteziolog.

Mori pjesë si anëtar-ekspert i grupëve punuese në hartimin e shumë udhëzimëve administrative dhe ligjeve në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, me angazhimin maksimal për ngritje dhe mbrojtje të dinjitetit të mantel bardhëve dhe paciëntëve.

Poashtu ka marrë shumë referenca nga vende të ndryshme të Europës, nga mjek me renome botërore.

Dr. Krasniqi njihet si mjek me një potencial pozitiv dhe angazhimin shumë profesional në punën e tij.

Merrni këshilla nga Staffi ynë në numrin +383 44 535 455