KIRURGJI
Të gjitha operacionet në Premium Hospital realizohen me aparatura dhe teknologji të fundit, në salla operative me kushte moderne. Të gjitha operacionet laparaskopike realizohen me teknologjinë më të fundit, me aparaturë laparaskopike HD (high definition), dhe pamjet filmike gjithmonë regjistrohen.
Si në operacionet klasike, ashtu edhe në ato laparaskopike, përdoren “high energy surgical devices”, të cilat e shkurtojnë shumë kohën e operacionit. Stapleret që përdoren në operacione të caktuara, merren nga firma të njohura botërisht. Gjithashtu edhe suturat dhe materialet prostetike përdoren vetëm nga firmat e njohura dhe miratuara botërisht për këto produkte.
Në Departamentin e Kirurgjisë së përgjithshme në Premium Hospital, përveç transplantimit, realizohën të gjitha operacionet e mëdha dhe specifike që realizohen në shtetet e zhvilluara dhe në qëndrat e mëdha kudo në botë.